Basha: Ku e merr guximin Agron Kuliçaj të kërcënojë demokratët

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se Agron Kuliçaj ka marrë në telefon deputetët demokratë duke i kërcënuar të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike nuk mund të pajisë me karta njerëz nga bota e krimit. Aqif Rakipit nuk do i japim kartë,. As kuotave që ka caktuar Ilir Meta nëpër foltore. Se do na akuzojnë që po shkrijmë partinë pastaj. Nëse ky mendon se ka shumicën pse nuk na lë të dalim zbuluar ne që nuk qenkemi shumica. Pse marrin në telefon ish-bodyguardët e tij që për fat të keq i kam pasur për tepër gjatë përkundër këshillave. Njerëz që i tregon Tirana me gisht si ortakë oligarkësh.

Ku e gjen guxim Agron Kuliçaj deputetët demokratë që të mos shkojnë në mbledhjen e këshillit kombëtar. Ku e gjen guximin Suel Çela. Nëse ka bërë një të mirë Sali Berisha është se i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që dërgonte SMS të mos shkonin në këshillin kombëtar. Çfarë frike ka nga delegatët më 18 Dhjetor. Është i vetë. Është i vetmi njeri që ka frikë nga 18 dhjetori. Është paguar gjithë ky proces me para të dyshimta. Ku u bërë Arena e Hajnisë, arena e Salisë?! Unë e kam denoncuar. E dini ju sa kushton arena e hajnisë?!”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 15:27