Vrau ish-gruan në derë të shtëpisë! Autori kishte marrë peng gjithë familjen 1 vit më parë, ndërhyri RENEA (FOTO LAJM)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak para mesnates së djeshme në Fier.

Ngjarja e rëndë ku burri ekzekutoi ish-gruan ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit.

Autor i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Elton Metaj, ndërsa viktima është Sabrina Bengaj.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

Po kush është autori Elton Metaj?

Metaj është një shtetas i njohur për Policinë e Shtetit pasi sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin e tij.

Burgosja e tij lidhej direkt me familjen e viktimës pasi një vit më parë kishte marrë peng familjen Benga, në 20 shtator të vitit 2020.

Në vitin 2020 , Metaj e mbajti peng për më shumë se 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH-së për t’i liruar.

Më herët, në 22 shtator 2020, 31 vjecari nga Peshtan Bengasi ,Elton Metaj u paraqit ne gjykaten e Fierit me akuzat “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Lirimi nga burgu:

Burimet bëjnë me dije se Elton Metaj është liruar nga burgu pasi ka shfaqur çrregullime mendore.

Mësohet se Metaj ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij, Sabrina Bengasi dhe ka qëlluar mbi të, duke ia marrë jetën në derën e shtëpisë. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 08:14