“Erjon ti je?” Zbardhen telefonatat e familjarëve të Llapushit pasi goditi me grusht kamarierin në Elbasan, i cili humbi jetën

Gazetari i Abc, Aldo Kozarja ka siguruar dosjen e plotë hetimore të të shumë kërkuarit Erjon Llapushi i akuzuar për vdekjen e kamarierit të “Fish Rozafa” në Labinot, Gazmend Kormaku.

Në dosjen hetimore të drejtuar nga Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, janë zbardhur edhe bisedat telefonike të familjarëve dhe të afërmve të Erjon Llapushit, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin rreth gjendjes së Gazmend Kormakut, i cili për 5 ditë qëndroi në gjendje kome në QSUT dhe në datë 7 tetor 2021 ndërroi jetë.

Nga bisedat telefonike të familjarëve shihet një shqetësim për jetën e Kormakut, pasi nëse ai do të jetonte akuzat ndaj të afërmit të tyre Erjon Llapushi do të ishin më të buta.

Në një pjesë të bisedës të mes dy grave Liries dhe Nazmies, kjo e fundit zbulon se çfarë i ka thënë Erjon Llapushi pas ngjarjes, i cili shfajëson veten duke akuzuar kamarierin se i ka ngritur nervat pasi i ka trashur zërin.

Gjithashtu në dosjen hetimore të drejtuar nga Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit është i akuzuar edhe Luan Dulellari i cili shoqëronte Llapushin ditën e ngjarjes.

Ai akuzohet për bashkëpunim dhe mos kallëzim krimi./abcnews.al