"Bukra" e "Portokalli"-së feston ditëlindjen, zbuloni moshën (FOTO LAJM)

Në spektaklin e humorit "Portokalli", "Bukra" është një nga personazhet që spikat për shpërthimet e saj gjatë përmbysjes së situatave.

Tejet e pëlqyer nga publiku dhe e karikuar me energji të jashtzakonshme, duket sikur ky karakter ka veshur edhe individualitetin e aktores Albana Perhat.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar vetë aktoria në Instastoryn e saj. "36 po si 16 ama"- ka shkruar aktorja krahas fotos.

Ndërkohë, në foton tjetër "Bukra" shfaqet duke buzëqeshur dhe ka ndarë me të gjithë dëshirën e saj:
"Ndihem si fëmijë. Jam një Piter Pan. Sdua të rritem. Pikë." /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2018, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori