Bujar Nishani tregon pse i biri la shtetësinë shqiptare (FOTO LAJM)

Ish-Presidenti Bujar Nishani nuk e ka pritur lajmin e publikuar nga mediat se djali i tij la shtetësinë shqiptare duke folur për komplote kundër tij për shkak të aktivitetit të tij politik. Në fakt, lënia e shtetësisë nga djali i ish-presidentit do të përbente lajm kudo në botë.

Përmes një postimi në Facebook Nishani shpjegon edhe se i biri i ti e la shtetësinë shqiptare pasi i duhet të marrë pasaportën austriake.

Postimi i Nishanit

“Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.

Unë jam shumë krenar për fëmijët e mij pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.

Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Rregjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar.

Kjo më kënaq në fakt.
Shtuar më 26/03/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori