Njëri rrahu nënën tjetri motrën, arrestohen të dy

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas për veprën penale “Dhunë në Familje”. 39-vjeçari banues në Gramsh ka dhunuar motrën e tij, ndërsa një 40-vjeçar nga Cërriku ka rrahur nënën.

“Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A.S., 39 vjeç, banues në Gramsh, , pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. J., 40 vjeç, banues në Cerrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 11.12.2021 08:48