Britania pa energji, mbyll hekurudhat, spitalet kërkojnë ndihmë (FOTO)

Stuhia Emma dhe “Bisha nga Lindja” goditën Britaninë me një më një mot tejet të ftohet me akull dhe përmbytje në gjithë vendin.

Mijëra shoferët dhe pasagjerët e trenave mbetën të bllokuar brenda natës, pasi moti ekstrem vazhdoi të bënte kërdi.

Sot, Hekurudha Jugore u kërkoi udhëtarëve të përfundojnë udhëtimin e tyre para orës 15:00, ndërkohë që “London Waterloo” do të mbyllet në orën 8 të mbrëmjes, pasi shërbimet në Jugperëndimore të Hekurudhave do të mbyllen nga ora 18:00, raporton Daily Mail.

Gjithashtu spitalet kanë anuluar operacionet dhe mjekët po kurojnë vetëm pacientët e prekur nga sëmundjet dhe komplikimet shkaku i motit të ftohtë.

Ndërsa shërbimet e ambulancës kanë apeluar të qytetarët që të ndihmojë ata që kanë vetura të mëdha 4×4-të, për të sjellë rastet emergjente në spitale pasi numri i autoambulancave nuk po mjafton.

Rreth 4,000 prona në Uells dhe në Anglinë e Jugut mbetën pa energji këtë mëngjes, së bashku me 5,000 në Derbyshire. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori