Qetësohet Zidane, Ramos dhe Carvajal të gatshëm ndaj Valencias

Realin e Zidane e pret një ndeshje e rëndësishme ditën e ejte ndaj Valencias. Dëmtimet e ndeshjes së kaluar e trembën jo pak kampin madrilen por së fundmi cdo gjë është qetësuar. Dy nga lojtarët të rëndësishën, Ramos dhe Carvajal do të jenë të gatshëm.

Dyshja u trajnua normal me pjesën tjetër të skuadrës të hënën në Valdebebas në një seancë rikuperimi pas fitores 3-1 ndaj Eibar të dielën.

Carvajal pësoi një goditje të lehtë dhe u largua në gjysmën e parë të lojës por ishte thjesht një veprim i mençur nga Zinedine Zidane.

Gareth Bale, nga ana tjetër, ushtroi brenda ambienteve të klubit, ndërsa Mariano dhe Lucas Vazquez stërvitën veçmas dhe kështu kanë shansin e vogël për të qenë të gatshëm pas dy ditëve.

Sidoqoftë, Nacho dhe Luka Jovic do të jenë të padisponueshëm dhe do të vazhdojnë me proceset e tyre përkatëse të rikuperimit.


Shtuar 16.06.2020 07:38