Bretkosa "fluturon" gjatë lëshimit të sondës (FOTO-LAJM)

Në lëshimin e sondës Ladee drejt Hënës me datë 6 shtator, për të studiuar atmosferën, teknikët e NASA-s kanë dalluar një të paftuar. Në sfond duket hija e një bretkose e cila është ngritur në ajër me siguri nga forca e raketës.


Fotoja që po bën xhiro në web, është cilësuar autentike nga vetë agjencia amerikane hapësinore. Anfibi do ketë pasur shtëpinë pranë ndonjë pellgu me ujë pranë pistës së platformës. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori