Breshëri godet rajonin veri-perëndimor të Maqedonisë, dëmtohet të mbjellat (FOTO LAJM)

Një sasi e madhe breshëri ka rënë sot pasdite në rajonin e Prespës.
Sasia e madhe e breshrit ka zbardhur rrugët e fshatrave të këtij rajoni.

Fotografitë më sipër janë marrë nga fshati Evla, i cili është zbardhur si të kishte rënë borë.

Banorët e rajonit të Prespës ankohen se është shkaktuar dëm i madh material te të mbjellat, e posaçërisht te mollët, që janë simbol i këtij rajoni.

Banorët thonë se kokrrat e breshrit kanë qenë me madhësi të arrës dhe ato kanë shkatërruar mollët që mezi shpëtuan nga ngrica pranverore. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori