Brenda vilës super luksoze të Linda Halimit (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare, Lindita Halimi ditët e fundit ka qenë në vëmendje të mediave pasi pak kohë më parë u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Kaimana.

Pak ditë pas lindjes, këngëtarja zbuloi se së bashku me partnerin kishin blerë një vilë luksoze e cila mori vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Linda ka zbuluar nëpërmjet disa videove në ‘Instastory’ edhe pamjet brenda shtëpisë madhështore. Ajo ka filmuar të gjitha katet e shtëpisë dhe dhomat e mëdha duke treguar se për çfarë do të shërbej secila, shkraun xing.

Në videot e publikuara bie në sy hapësira e madhe e dhomave, kuzhina moderne, banjo madhështore dhe gjithashtu dhe garderoba e këngëtares e cila është fiks sa një dhomë gjumi. Siç shihet nga pamjet shtëpia ende nuk është mobiluar, por me siguri Linda do ta kthej vilën në shtëpinë e ëndrrave të saj.

Shtuar më 31/03/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori