E FUNDIT/ Tërmeti lëkund sërish Shqipërinë
Brenda vilës luksoze 8,5 milion $ ku jetojnë të sapomartuarit Hailey dhe Justin Bieber (FOTO LAJM)

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë në një ceremoni intime në Karolinën e Jugut, ku morën pjesë një mori të famshmish.

Dhe me sa duket Justin dhe Hailey Bieber po jetojnë si të sapomartuar në një shtëpi të re super luksoze.

Këngëtari u dha 119 milionë ndjekësve të tij në Instagram një pamje të strehës së tyre të dashurisë në Beverly Hills – dhe njoftoi synimet e tij për ta shitur atë.

Ylli i popit, 25 vjeç dhe gruaja e tij modele, 22 vjeç – e cila nisi të jetonte me partnerin në korrik 2019, treguan stilin e tyre të çuditshëm të arredimit të vilës, me koleksionet e lojërave Arcade dhe një portret gjigant të tyre duke u puthur.

Për më tepër shihni fotot ne fotogalerinë e mësipërme.
Shtuar më 12/10/2019, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori