Brenda tunelit ku u varrosën të gjallë 27 persona, çfarë ndodhi 21 vjet më parë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tragjedia e Qafë Shtamës në vitin e mbrapshtë 1997 ku pas shpërthimit të tuneleve të ushtrisë u varrosën të gjallë 27 persona, cilësohet si "Gërdeci i parë" në Shqipëri.

Kur shteti kishte rënë dhe ushtria ishte shpërbërë, depot e armëve mbeten pa zot duke bërë që banorët e fshatrave të futeshin e të merrnin çfarë të donin.

E njëjta gjë ndodhi edhe në depot me armatim të rëndë të Qafë Shtamës në Mat ku banorët e fshatit shkonin çdo ditë për të çmontuar predha, të cilat më pas i shisnin për bronz në tregun e zi.

Një moment, për shkaqe të paqarta, ndërkohë që baruti i predhave të çmontuara ishte gjithandej, diçka ndez barutin, i cili shkakton një shpërthim të madh duke rrëzuar malin.

Në këtë moment, 27 persona varrosen të gjallë poshtë malit duke përfshirë të gjithë familjen Dishani. Banorët e fshatit nxorrën disa nga trupat, ndërsa të tjerë mbetën brenda edhe pas 20 viteve.

Trupat xhenio kanë filluar pastrimin e tuneleve duke konstatuar dje edhe eshtra fëmijësh, të cila dyshohet se i përkasin atyre që mbetën në tunel në atë tragjedi.

Eshtrat u gjenden të mbuluar me masive dheu dhe predhash.

Viktimat e tragjedisë së Qafë-Shtamës

Sherif Dishani 35 vjeç

Majlinda Dishani 20 vjeç

Eglantina Kurti 13 vjeç

Esat Haxhia 26 vjet

Ramis Dishani 17 vjeç

Artan Dishani 17 vjeç

Nurie Dishani 12 vjeç

Deshira Dishani 14 vjeç

Rabije Dishani 14 vjeç

Myrvete Dishani 10 vjeç

Vera Uka 16 vjeç

Agim Barçi 30 vjeç

Zylfie Dishani 25 vjeç

Allaman Kurti 35 vjeç

Ruzhdie Kurti 11 vjeç

Edmond Dishani 16 vjeç

Lulezime Dishani 12 vjeç

Fitim Dishani 22 vjeç

Trendafile Dishani 12 vjeç

Fatime Uka 43 vjeç

Ferit Rama 34 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori