Brenda shtëpisë së Ermalit dhe Amit, si festohet Halloween (FOTO LAJM)

Festa e Halloween-it duket se është pritur në formën më të veçantë në shtëpinë e Ermalit dhe Amit. Ka qenë Amarda ajo e cila ka ndarë disa video ku ka zbuluar ambientin e zbukuruar që nga dera e shtëpisë me elementët e frikshëm që e karakterizojnë këtë datë dhe deri tek shtëpia brenda.

Fëmijët duket se janë mbledhur aty së bashku me shokët e tyre për të luajtur dhe argëtuar bashkë, duke e “festuar” pranë njëri-tjetrit halloween-in.

Me siguri Ermali dhe Ami kanë menduar çdo detaj që kjo mbrëmje të jetë plot surpriza të bukura dhe lojra zbavitëse për fëmijet.

Kujtojmë se dyshja ka treguar me postimet e ndryshme se një pjesë të mirë të kohës e kalojnë me fëmijët e tyre, duke iu dedikuar atyre plotësisht.

Shtuar më 31/10/2020, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori