Brenda panairit më të madh të armëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në Londër, është hapur panairi më i madh i armëve qofshin ato të rënda apo të kalibrit të lehtë.

Afro 1,600 armë të ndryshme të prodhuara në 54 vende të botës, janë duke u prezantuar në ExCel në qendër të Londrës.

Ky panair është organizuar nga DSEI, që ka për qëllim të mbledh fuqitë e mëdha botërore për të shkëmbyer ide sa i përket sektorit të mbrojtjes.

Ky panair është ndarë në pesë zona kyçe: forcat ajrore, tokësore, detare, të sigurisë dhe kundërterrorit, ku janë duke u prezantuar pajisjet më moderne.

Vizitorët do të mund të shohin tanket, raketahedhësit dhe pushkët e ndryshme automatike të teknologjisë më të fundit. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori