Si Supermen, Ramush Haradinaj ngjit shkëmbinjtë pa litarë e pajisje (VIDEO)

Ish-kryeministri i Kosovës, kreu i AAK dhe deputeti, Ramush Haradinaj ka vendosur që të ngjisë shkëmbinjtë pa pajisjet mbrojtëse.

Sot ai ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook ku shihet pa litarë dhe pa pajisje të nevojshme, duke u ngjitur në një vend malor të rrezikshëm. Nuk dihet nëse këtë sport ai e praktikon gjithmonë apo ishte një rast që nuk e la pa provuar.