Modelja për të cilën ish-mbrojtësi i Barcelonës la gruan pas 6 vitesh (FOTO LAJM)

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra, nuk mund të ankohet se është i mërzitur në jetë. Vitin e kaluar ai u transferua te Trabzonspori turk, ndërsa këtë verë u rikthye në Spanjë, më saktë në Betis.

Por ndryshimet në karrierën e futbollit nuk janë asgjë në krahasim me ato në jetën private. Pas gjashtë vitesh martesë, ai la gruan e tij për shkak të një lidhjeje me një top-modele.

Në vitin 2014, Bartra filloi të takohej me gazetaren sportive Melissa Jimenez. Ata u martuan në vitin 2017 dhe patën një vajzë Gala Bartra Jimenez. Në pranverën e këtij viti, çifti në mënyrë të papritur njoftuan se po ndaheshin pas gjashtë vitesh martesë.

Arsyeja nuk vonoi. Bartra shpejt zbuloi se ishte në një lidhje me modelen Jessica Goikoeche. Xhesika është 26 vjeçe dhe punon në dizajn. Edhe pse me gjatësi jo standarde, pasi është 167 cm e gjatë, ajo është një nga modelet më të kërkuara në botë. Ajo pozon rregullisht për revista dhe reklama të modës, është fytyra e disa markave me famë botërore dhe në Instagram, kjo grua spanjolle ka afër 2 milionë ndjekës.