Brenda festës më të veçantë, Gigi surprizon kështu babai Zayn për ditëlindje (FOTO LAJM)

Sigurisht që Gigi Hadid bëri më shumë sesa thjesht një urim publik në Instagram për partnerin e saj Zayn Malik për ta bërë të paharrueshme ditëlindjen e tij të 28-të.

Modelja 25-vjeçare organizoi një festë ditëlindjeje me temë video-lojërat elektronike në shtëpinë e tyre në Neë York. Ajo nuk ka ngurruar të ndajë me fansat foto nga festa e tyre private ku shihen dhjetra makineri lojërash, kapele e lojëra me fytyrën e Zayn, lule ëmbëlsira dhe pafund tullumbace.

Në njërën prej fotove të publikuara ajo shihet tek luan me partnerin e tij në një nga lojërat elektronike. Nuk e dimë nëse ata kanë patur të ftuar të tjerë, apo e kanë shijuar gjithë mbrëmjen të tre.

Ditën e djeshme, modelja e famshme ka shkruar fjalët më të ëmbla për partnerin e saj, duke treguar edhe se si ka ndryshuar jeta e tyre si prindër të një vajze. Ajo ka publikuar në Instagram 2 foto. Në njërën prej tyre shfaqet përkrah Zayn me sy mbyllur dhe në tjetrën një ilustrim i këngëtarit me vajzën e tyre në krahë.

Gigi dhe Zayn janë në lidhje nga vjeshta e vitit 2015, duke kaluar në ulje-ngritje. Pasi u rikthyen së bashku në fund të vitit 2019, çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre shumë private. Gigi ka shpërndarë tek0tuk ndonjë foto të Malikut në Instagramin e saj. Ajo së fundmi ndau një foto të vjetër të tyre duke u puthur në Instastory në muajin dhjetor.

Shtuar më 14/01/2021, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori