Brenda ditëlindjes gjigante të Kiara Titos, nuk mungoi as Butrint Imeri (FOTO&VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj në një festë mes miqsh e njerëzve më të dashur. E veshur me fustanin në ngjyrë jeshil dhe silver, flokët e lëshuar dhe makeup-in në ngjyra toke, Kiara kishte vendosur që në këtë festë të dominonin ngjyrat e natyrës.

Në ndryshim nga një vit më parë, kur Kiara zgjodhi që ditëlindjen e saj ta përshtaste në ngjyrat gold me fustanin dhe gjithë dekorin në po të njëjtën ngjyrë.

Në një prej videove të festës nuk ka munguar dhe muzika e Butrint Imerit, këngë të cilën Kiara ka vendosur ta këndojë dhe shijojë duke qeshur.

Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ të dhënë disa javë më parë, moderatorja tregoi se vitin e lënë pas fitoi betejën me ‘Covid’, por dhe një simpati të re për këngëtarin, Young Zerka.

Shtuar më 19/01/2021, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori