“Prezanton si në kafe”, rikthehet debati mes bukurosheve shqiptare

Xhensila Pere u shpreh vetëm pak kohë më parë se Alesia Bami prezanton si të jetë në kafe, deklaratë e cila nisi një debat mes vajzave. Ndërkohë së fundmi Xhensila komentoi sërish Alesian gjatë një interviste për “Edicionin veror”, ku u shpreh se mendon që Alesia është një vajzë shumë e bukur, por nuk bën për punën që aktualisht ka.

Alesia ia ka kthyer përgjigjen Xhensilës teksa ishte e ftuar kësaj here në “Pushime on Top”. Alesia u shpreh se nuk ndjen konkurrencë, pavarësisht fjalëve që fliten për të.

“Kam më shumë miq se sa mikesha, kam edhe shoqe por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua. Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”, është shprehur moderatorja, pa dashur ta cekë më shumë këtë temë.

Gjatë intervistës, Alesia zbuloi se brenda programit “E diell”, në sezonin er i do të ketë edhe një projekt të sajin.


Shtuar 11.08.2020 11:17