Fotoreporteri amerikan Anthony Karen ka krijuar një album fantastik me fotot e pjesëtarëve të sotëm të Ku
Klux Klan-it, një organizatë që beson tek supremacia e njerëzve të bardhë dhe që ka si uniformë veshje të bardha dhe kapele konike.
Karen arriti të fitonte besimin e pjesëtarëve të 3K-së dhe ka realizuar foto që tregojnë jetën brenda organizatës. Ai tregon se pavarësisht besimeve të tyre radikale, ata janë persona normalë në jetën e përditshme.
“Shumica e pjesëtarëve të Ku
Klux Klan-it janë njerëz normalë dhe e merr vesh që janë pjesë e kësaj
organizate vetëm nëse do të ta thonë vetë. Mes tyre ka njerëz të pasur e të varfër, të zgjuar dhe aspak të zgjuar. Ashtu si kudo”, shprehet fotoreporteri. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013,
ora 13:29