Për katër javë asnjë rast i ri, shpërthejnë sërish infeksionet në Çeki

Në Republikën Çeke, numri i rasteve ditore me koronavirus ka pësuar rritjen më të madhe brenda katër javësh, ndërsa ka kaluar për herë të parë këtë muaj shifrën 100 njoftoi Ministria çeke e Shëndetësisë, e cituar nga REL.

Sipas saj, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 111 raste të reja, të cilat e çojnë në 8,586 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Prej tyre, më shumë se 5,600 janë shëruar. Për viktima të reja nuk u raporta dhe numri i tyre mbetet 297. Republika Çeke, si shumë vende të tjera në Europë, ka mbyllur shkolla, dyqane dhe kufij, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka filluar. Mesnatën e 17 majit ka përfunduar edhe gjendja e jashtëzakonshme, por disa kufizime kanë mbetur në fuqi. Dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe terracat e restoranteve janë hapur më 11 maj.

Liga e futbollit çek do të jetë ndër të parat në Europë që do të nisë sërish nga 23 maji, por fillimisht pa tifozë.


Shtuar 19.05.2020 13:56