Rama qetëson shqiptarët: Janë 13 vatra zjarri aktive por nuk ka rrezik për banesat

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin.

Sipas Kryeministrit, raportohen për 13 vatra zjarri në të gjithë vendin por shkruan se nuk ka asnjë rrezik për banesat.

Edi Rama: Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në; Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash. Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka. Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter. Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash. Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash. Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash. Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash. Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash. /albeu.com/

 


Shtuar 4.08.2021 19:53