Manchester City gjen në gjysmëfinale Real Madrid, Atletico nuk ia del dot (VIDEO)

Atletico Madrid nuk ka arritur të kthejë rezultatin e përgjithshëm mbrëmjen e sotme ndaj Manchester City.

City ka arritur të menaxhojë mirë ndeshjen, vetëm në 15 minuta e fundit të lojës Atletico Madrid ka tentuar disa herë për të shënuar një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesa por nuk ia ka arritur dot qëllimit.

Në minutën e 90-të pati një fragment të shëmtuar ku pati një përplasje midis të dyja ekipeve pas një ndërhyrje të ashpër pranë flamurit të këndit, ku gjyqtari kryesor i tregoi kartonin e kuq Felipes.

Gjithësesi, rezultati i përgjithshëm mbeti i njëjti, 1-0 për Manchester City ku anglezët prekën finalen.

Tashmë City do të përballet me Real Madrid./ h.ll/albeu.com