“Trajneri ndryshonte çdo vit”, Pogba përmend problemet te Man United

Duke folur në prezantimin e Juventusit, Paul Pogba nuk mund të mos fliste për Manchester United. Ai emërtoi arsyet pse pati një problem në Angli.

“E dini, kur luan në një ekip dhe trajneri ndryshon çdo vit, është mjaft e vështirë të përshtatesh.

Është e vështirë për t’u përballur me të dhe kam pasur lëndime, ndoshta ato kanë ndikuar në mentalitetin tim.

Kishte edhe faktorë të ndryshëm: trajneri, ekipi, pozicioni në fushë e gjithë kjo më pengoi pak.

Unë sinqerisht shpresoj që të mos lëndohem më, ndihem mirë, do të luaj në pozicionin tim dhe shpresoj të jem më mirë se sa kam bërë në vitet e fundit”.

Pogba u largua nga Manchester United muajin e kaluar kur i skadoi kontrata. Ai hodhi poshtë disa oferta nga Djajtë e Kuq për të vazhduar kontratën e tij.

Paul është rikthyer zyrtarisht te Juventusi.

29-vjeçari francez ka bërë 232 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke shënuar 39 gola dhe duke dhënë 51 asistime. Ai ndihmoi klubin të fitonte titullin e Europa League dhe Kupën e Ligës angleze.

 


Shtuar 14.07.2022 16:31

Tags: