Bota në alarm prej terrorizmit, Obama kërcen tango në Argjentinë (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Nëse u hedh një sy faqeve të gazetave më të mëdha amerikane, komentet ziejnë. Shumë lexues e komentues presin që presidenti Barack Obama të jetë në krye të detyrës, ndërkohë që Brukseli po digjej nga sulmet terroriste.

Të tjerë thonë se presidenti nuk mund të bëhet komando dhe të kapë terroristët.

Sikur të mos mjaftonte ky debat, një video e presidentit amerikan, Barack Obama duke kërcyer tango në Buenos Aires të Argjentinës, i ka dhënë akoma më shumë hov komenteve.

Kandidatët republikanë, Donald Trump dhe Ted Cruz i kanë bërë thirrje atij të kthehet në SHBA për shkak të krizës së shkaktuar nga sulmet terroriste.

Por Obama ka vijuar vizitën e tij 2-ditore në Argjentinë.

Shtuar më 24/03/2016, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori