Bota e artit në zi, ndahet nga jeta komediani i njohur (FOTO LAJM)

Komediani i njohur, Jerry Stiller, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka dhënë djali i tij, aktori i njohur Ben Stiller.

“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.

Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi”, shkruan aktori në ‘Twitter’.

Stiller njihet për rolin e tij si babai i George Costanzas, Frank, në serialin Seinfeld të NBC, dhe për rolin e Arthur Spooner në The King of Queens.

Ai ka aktruar gjithashtu në disa filma përkrah të birit, si në Zoolander, Heavyweights, Hot Pursuit, The Heartbreak Kid dhe Zoolander 2.
Shtuar më 11/05/2020, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori