Bojkotoi "Këngën Magjike", këngëtari shpërthen kundër kolegëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Si çdo kompeticion tjetër edhe "Kenga Magjike" ka lënë shije të hidhura tek disa konkurrentë që nuk janë vlerësuar aq sa prisnin.

Një prej tyre ka qënë edhe Kastro Zizo, i cili në shenjë proteste ka bojkotuar natën finale të Këngës Magjike".

Më pas Kastro ka bërë edhe një shkrim në rrjetet sociale ku ka shpërthyer në kritika kundër kolegëve.

“Pasi pashë finalen jam shumë i lumtur që nuk isha pjesë e një farse, hipokrizie dhe pseudo-lumturie në sytë e disave. Unë i pari jam hipokriti më i madh, mjafton të shihni fletën time të votimit dhe 70% e atyre që kam dhënë pikë ose më ngjajnë mediokër ose s’i kam dëgjuar fare. Pse? Për të qenë dhe unë si gjithë të tjerët, pa fjalë dhe ‘probleme’, i rregullt me sistemin”, shkruan ndër të tjerash këngëtari. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2018, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori