Presidenti Meta pritet në takim nga Vjosa Osmani (FOTO LAJM)

Presidenti i republikës, Ilir Meta, është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale vetë Ilir Meta, i cili është shprehur se kanë biseduar për çështje me rëndësi me Osmanin.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj Presidenten e Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Ndamë sot në Prishtinë urimet më të ngrohta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit dhe zhvilluam një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.

Me shumë rëndësi konsolidimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

Të bindur në nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar dhe do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë”, është shprehur Meta./albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 20:56