Bodyguard-ët e Feros përfshihen në një sulm me armë (FOTO LAJM)
Mbrëmjen e kaluar në lagjen “Dardania 1” në Gjilan ka ndodhur një ngjarje që ka shqetësuar banorët.

Mësohet se në orët e vona të natës disa persona janë përfshirë në një zënkë dhe debati ka degraduar deri tek të shtënat me armë.


Deri më tani policia ka bërë me dije se janë arrestuar 6 persona si të dyshuar në ngjarje dhe dy prej tyre mësohet të jenë bodyguard-ët e reperit shqiptar Fero.

Sipas “Insajderi.com” vëllezërit Shqipërim dhe Shpresim Xheladini janë sulmuar me armë nga një person i quajtur Lila.

Ata mësohet se janë miq dhe bodyguard-ë të Feros dhe kanë foto bashkë në rrjetet sociale.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i sulmit, megjithatë policia raporton se gjithçka ka nisur për arsye banale.
Shtuar më 20/11/2019, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori