Bënin gara me makina luksoze në Tiranë, ja kush janë personat e ndaluar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Uniformat blu kanë hedhur dritë mbi ndalimin e nëntë personave të cilët u kapën teksa bënin gara me makina me njëri-tjetrin. Policia njofton se ndalimi i nëntë drejtuesve të automjeteve të tipave të ndryshëm është bërë pas aventurës së tyre në Unazën e Madhe, nga Mbikalimi tek Kopshti Zoologjik, në drejtim të një qendre tregtare, si edhe në Sheshin "Nënë Tereza".

"Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 9 drejtues automjetesh të tipeve të ndryshme.

Në Unazën e Madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopshti Zoologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:

- Volkswagen, me drejtues shtetasin J.E.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin I.V.

Tek Sheshi "Nënë Tereza", janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë "Drift" mjetet,

- Honda, me drejtues shtetasin A.Z.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin K.K.
- BMW, me drejtues shtetasin A.T.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. M.
- Nissan, me drejtues shtetasin L.N.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin S.A.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin L.P.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese.

Këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Mjetet janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime (ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësise dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

Këta drejtues do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqiperisë", thuhet ne deklaraten e policise. /albeu.com/

Shtuar më 25/10/2016, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".