Italia do të përballet me Gjermaninë, Anglinë dhe Hungarinë në “Grupin e Vdekjes” në Ligën e Kombeve, ku spikasin ndeshjet mes kampionit evropian dhe Tre Luanëve që ishin pjesë e finales së EURO 2020.

Skuadra e Roberto Mancinit mundi Anglinë me penallti në korrik për të fituar EURO 2020, ndërsa rivaliteti i tyre me Gjermaninë ka të bëjë me shumë dekada.

Franca që fitoi trofeun e Ligës së Kombeve të vitit 2021, do të jetë në grupin A me emra si Danimarka, Kroacia dhe Austria.

Sa i përket grupit B do të jenë Spanja, Portugalia, Zvicra dhe Republika Çeke. Spikasin përballjet iberike, por edhe ato me Zvicrën me dy ekipet nga ky vend.

Në grupin e fundit, pot jo nga rëndësia do të jenë Belgjika, Holanda, Polonia dhe Uellsi.

Dy ndeshjet e para do të luhen me datat 2-8 qershor, ndërsa ato 3 dhe 4 në datat 8-14 qershor. Ndeshjet vendimtare do të jenë më 22-27 shtator.

Ndeshjet gjysmëfinale për fituesit e grupeve janë caktuar për 14 dhe 15 qershor 2023, ndërsa finalja do të zhvillohet më 18 qershor 2023.

Liga A

Grupi 1

Franca

Danimarka

Kroacia

Austria

Grupi 2

Spanja

Portugalia

Zvicra

Republika Çeke

Grupi 3

Italia

Gjermania

Anglia

Hungaria

Grupi 4

Belgjika

Holanda

Polonia

Uellsi