BMW M4 GTS me 615 kuaj fuqi (FOTO LAJM)

Pëlqej
G-Power, është kompania e njohur për modifikimin e makinave që ka bërë të mundur modifikimin e disa modele të BMW M4, ndërsa tani ajo ka përforcuar edhe modelin M4 GTS.

G-Power, motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra e me kapacitet prej 500 kuajfuqi e ka përforcuar në 615 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, modeli standard e arrin për 3,8 sekonda, ndërsa ky i përforcuar e arrin për 3,6 sekonda dhe atë maksimale nga 305 km/h tani e arrin deri në 320 km/h.

Në dispozicion janë edhe rrotat e reja me diametër prej 21-inç, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga titani, frenat më të forta, si dhe amortizatorët e modifikuar. /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2016, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori