Sot pritet të jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të akuzuar për disa vepra të
rënda penale.
Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e
Krimeve të
Rënda,
ndërsa prokurorë të çështjes janë drejtuesja e Prokurorisë së
Krimeve të
Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Një javë më parë Krimet e
Rënda shtyn për sot pretencën, për shkak se në seancën gyqësore munguan dy prej avokatëve të të pandehurve. Report Tv ka siguruar pamjet nga
Gjykata e
Krimeve të
Rënda ku vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë.
Forcat e policisë te
Gjykata e
Krimeve të
Rënda
Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe
Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë,
ndërsa u caktuan dy avokatë kryesisht për seancën e sotme për Blerim Shullazin dhe
Endrit Qyqen, i cili nuk dëshiron më të ketë si avokat Vladimir Meçen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi,
Endrit Qyqja dhe
Endrit Zela.
Dosja "Shullazi" futi në kaos Prokurorinë e
Krimeve të
Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.
Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor,
ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.
Shtuar më 02/10/2018,
ora 09:05