Sa herë hyni në tualete publike, duhet të keni parasysh këtë

Ndonëse për situatën që ndodhemi duket si zgjedhja optimale, ky zakon mund të shoqërohet me probleme të tjera në afatgjatë.

1. Mund të merrni infeksion urinar

Duke qëndruar në pozicion gjysmë të ulur teksa urinoni, muskujt e legenit tendonsen rreth 40% dhe fshikëza nuk është plotësisht e relaksuar. Pra edhe kur t’ju duket sikur përfunduat, nuk jeni çliruar 100%. Urina e mbetur mund të krijojë baktere, që rrisin rrezikun e një infeksioni urinar të mundshëm.

2. Mund të ndjeni vazhdimisht nevojën e pakëndshme për të urinuar

Duke qenë se në fshikzën tuaj ka mbetur ende diçka që duhet çliruar, ju krijohet vazhdimisht ndjesia se keni nevojë sërish për të shkuar në tualet dhe e dimë që s’është fare, po fare e rehatshme.

3. Fshikëza bëhet gjithnjë e më e dobët me kalimin e kohës

Kur qëndroni në një pozicion të tillë, ju s’po i përdorni muskujt e pjesës së legenit në mënyrë natyrale, pra jeni duke i sforcuar ato. Prandaj, nëse përdorni në mënyrë të vazhdueshme banjo publike dhe qëndroni shpesh në këtë pozicion, trajnoni muskujt të mos çlodhen dhe pas disa vitesh do të gjendeni përballë një fshikze më të dobët.

4. Nëse situata është urgjente, një pozicion squat i plotë është më mirë se gjysmë squat

Kur nevoja për të urinuar nuk mund të presë asnjë sekondë më shumë, uluni në pozicion squat-i të plotë sepse është pozicion më relaksues për muskujt e legenit dhe fshikzën e urinës.