Blerina Bombaj shpërthen ndaj maturantëve: "Çfarë (zh)veshjesh, çfarë boshllëku..."
Kjo periudhë eshte shumë e bukur për të gjithë maturantët, të cilët tashmë i kanë dhënë të gjitha provimet detyruese për studimet universitare dhe tema e vetme e bisedës në këto ditë është festa e maturës.

Vajzat dhe djemtë për ditë të tëra (madje ndonjëherë edhe muaj) janë munduar të gjejnë veshjen e cila do t’u përshtatej më shumë apo që do t’i tregonte më bukur.

Vajzat sidomos janë gjithnjë në dilemë se cilin fustan të veshin, çfarë modeli, si t’i lyejnë apo rregullojnë flokët e shumë të tjera si këto.

Ka raste që ndonjëherë në tentativë për t’u dukur më bukur e teprojnë paksa me veshjet apo lyerjet, megjithatë duhet thënë se për secilin prej tyre mbrëmja e maturës është shumë e rëndësishme.

Mes shumë mendimeve kritike mbi look-un që vajzat 18-vjeçare zgjedhin në mbrëmjen që përmbyll tre vitet e gjimnazit, është opinioni i Blerina Bombajt, dietologes së njohur e cila duket se mban një qëndrim kritik lidhur me këtë çështje.

Këto maturantet tona vetëm Kim Kardashianin ndjekin? Ua, ua, ua, çfarë sajesash, çfarë (zh)veshjesh, çfarë boshllëku! Nisur nga çfarë më del përpara në Facebook, asgjë personale.

Nuk mund të mos shpreh trishtim për brezin e ri të zhytur në vanitet. Goca, merruni me sport dhe lexoni libra, do të bëheni nëna dhe do të edukoni të ardhmen!”- shkruan Blerina në një status në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori