Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarri shkrumbon gjithçka

Në Selenicë është përfshirë nga flakët një banesë e cila është djegur plotësisht.

Shkak i zjarri është bërë një shkëndijë elektrike dhe fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 03.02.2022, rreth orës 14:30 në fshatin Velçë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit  Nj. H.,ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 3.02.2022 14:57

Tags: ,