Bleona "pushton" Billboard Magazine (FOTO LAJM)

Një nga revistat më prestigjioze botërore "Billboard Magazine" ka zgjedhur si personazh të muajit këngëtaren shqiptare Bleona Qereti. Me titull "Spotlight on Bleona", (të gjithë sytë nga Bleona) artikulli i revistës flet për jetën e këngëtares që prej fëmijërisë, duke përshkruar edhe daljet e para në skenë.

"Bleona është një nga këngëtaret më të famshme të muzikës Pop nga shteti i vogël europian, Shqipëria, ku mediat vendase e krahasojnë atë me Madonën për stilin e saj", shkruhet në fillim të artikullit të "Billboard Magazine".

"Në moshën 14-vjeçare diva e re performoi në ‘Festivalin e Këngës’, një kompeticion i rëndësishëm në Shqipëri", përshkruhet dalja e parë e Bleonës në festival, ku ajo u paraqit fillimisht me një pelerinë të gjatë, e më pas kërceu e zhveshur me pantallonat e shkurta blu që asokohe bënë tendencë.

Lidhur me këtë eksperiencë, duke folur për revistën, Bleona kujton: "Kisha veshur një kostum blu me pantallona të shkurtra dhe një pelerinë të zezë. E hoqa pelerinën në mes të performancës. Të nesërmen isha në të gjitha gazetat".

Më pas në shkrimin e "Billboard" shpjegohen të gjitha hapat e karrierës së Bleonës deri në ditët e sotme. Këngëtarja cilësohet si një yll shumë premtues që po shkëlqen edhe në Amerikë.

Prej disa vitesh Bleona është në përpjekje për t’u bërë pjesë e showbiz-it amerikan dhe për këtë qëllim ka investuar në bashkëpunime me producentë të rëndësishëm siç është Timbaland. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2013, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori