Gazetari shumë i dashur për publikun
Blendi Fevziu ishte i ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" ku gjatë emisionit iu bë një surprizë shumë e bukur. Për herë të parë vajza e tij e vogël
Alis u shfaq në ekran me një videomesazh për të atin.
"Babi të kam zemër, të kam shpirt”, tha
Alis në videomesazh ndërsa
Blendi mbushi sytë me lot gëzimi kur e pa.
"Kjo ishte veshja e saj sot në mëngjes. Më tha: Shiko sa bukur jam veshur. Ajo është shumë kurioze dhe ndonjëherë habitemi nga mënyra se si i formon fjalitë. Në përgjithësi unë nuk e nxjerr vajzën, jam përpjekur të publikoj
foto si hije sepse dua që kur të rritet të marrë vetë vendimin nëse do të bëhet publike", u shpreh
Fevziu
Shtuar më 24/10/2018,
ora 19:59