Blair i jep leksione qeverisë Rama (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e qeverisë Rama. Duke postuar në Facebook disa foto gjatë mbledhjes, kryeministri Rama shkruan se miku i madh i shqiptarëve Tony Blair së bashku me Bankën Botërore do të mbështesë qeverinë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë.

"Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë. Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB!" shkruan Rama në Facebook.


Gjatë ditës së sotme Rama dhe Blair dhanë edhe një konferencë për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori