BlackBerry prezanton rivalin e iPhone 6 (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Blackberry prezanton në Londër modelin e tij të ri. Blackberry Passport, nuk është një telefon konsumi, por një produkt i projektuar ekskluzivisht për menaxherët e kompanive, me të njëjtat garanci si gjithmonë, por me karakteristika të reja në sistemin e tij operativ.

Forma e re, katrore, mësohet se është sugjeruar pas studimit të tregut, i cili tregoi se konsumatorët po kërkonin një “smartphone” me një ekran të madh dhe tastierë fizike, jo shumë të madhe, për të mos zënë shumë hapësirë. Ky telefon, me madhësinë e një xhepi në SHBA kushton 599 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori