Bardhi i lexoi emrin, reagon Xhulian Guçe: Nuk kam firmosur asnjë deklaratë!

Gjatë konferencës për shtyp, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi lexoi emrat e plotë të delegatëve të PD të cilët kanë firmosur pro Kuvendit të 18 dhjetorit.

Sipas Bardhit, 69 % e delegatëve kanë firmosur për Kuvendit të Bashës, ndërkohë gazetarët vunë në dyshim dy emra të cilët sipas tyre nuk kanë firmosur fare.

Pasi Bardhi e rënditi nën firmëtarët e Kuvendit të Bashës, ka reaguar delegati Xhulian Guçe.

Guçe ka deklaruar për mediat se nuk ka firmosur asnjë lloj deklarate.

‘Unë kam firmosur vetëm 1 formular, atë të 11 dhjetorit, ai që do të mblidhet nga demokratët. Unë e mora vesh nga rrjetet sociale’. Dhe numri i ID-së është gabim,’- ka thënë Guçe. tha Guçe për mediat. /albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 18:02