Janë shfaqur në internet disa foto të telefonit inteligjent BlackBerry
Passport në versionin
gold. Imazhet zbulojnë pajisjen e BlackBerry-t me kornizë të mbuluar me metal të çmuar.
Nuk e dimë nëse ky version është krijuar nga BlackBerry apo nga një kompani tjetër. Megjithatë, duke marrë parasysh tregjet ku është më i pëlqyer ky telefon inteligjent, mendojmë se do të ketë shumë klientë që do të preferojnë një version
gold të tij.
BlackBerry
Passport është pëlqyer shumë nga klientët. Kompania shiti mbi 200 mijë njësi vetëm në dy ditët e para të daljes së tij në treg, citon krokodili.
Edhe pse 200 mijë njësi të shitura nuk janë asgjë krahasuar me disa telefona të tjerë inteligjentë, të tillë si iPhone 6 ku u shitën 10 milionë njësi vetëm për tre ditë, megjithatë BlackBerry po punon në një shkallë më të vogël dhe po fokusohet në tregun e bizneseve dhe jo të individëve.
Pajisja është krijuar për t’u përdorur nga biznesmenët, ku sipas kompanisë, ai është mjeti i duhur për t’u përdorur nga bizneset falë edhe platformave që ofron. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014,
ora 16:42