Bjond kaçurrels me sy bojëqielli, djali i "fshehtë" Drake është totalisht e kundërta e të atit (FOTO LAJM)

Djali i Drake, Adonis ka bërë debutimin e tij të parë në Instagram, më shumë se dy vjet pas lindjes së tij.

Reperi Drake, 33 vjeç, i cili e ka mbajtur të birin jashtë kamerave dhe syrit publik, postoi një seri fotosh të tij me vogëlushin dhe nënën e tij, modelen Sophie Brussaux, si dhe prindërit e tij Dennis dhe Sandi Graham.

Fotot e këndshme na tregojnë një vogëlush shumë të këndshëm me flokët e tij kaçurrela bjondë dhe sytë bojëqielli që nuk e dimë se kujt ia ka marrë!

Adonis-i nuk ngjan aspak me reperin edhe pse na duhe të themi se i ka vjedhur disa tipare si buzët e trasha apo hundën e rrumbullakët.

Në një foto tjetër, Adonis pozon me dy prindërit, Drake dhe mamin e tij modelen, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.

Sidoqoftë, muaj më parë ishte reperi Pusha T ai që foli për “fëmijën e fshehur” të Drake duke i kërkuar atij ta bëjë publike që është bërë baba.

Kur kjo gjë u bë publike, Drake foli për marrëdhënien e tij me Sophie, për të cilën tha se ishin takuar vetëm dy herë para se të kryenin marrëdhënie seksuale.

Duke folur në emisionin e LeBron James ai u shpreh se kishte frikë t’i tregonte nënës së tij për situatën, sepse kurrë nuk ka qenë në një marrëdhënie me Sophie.

Shtuar më 30/03/2020, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori