Biznesi i saj në rrezik, Viktoria Beckham bombardon rrjetin me foto (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ish-Spice Girl, gruaja e një nga futbollistëve më të talentuar, më të pasur David Beckham dhe gjithmonë në top formë.

Madje shpeshherë ajo është kritikuar për peshën e saj, duke u cilësuar si tepër e dobët, por Victoria është një nga ato femra e cila pavarësisht se ka lindur 4 fëmijë nuk ka pasur asnjëherë një kilogram tepër në trupin e saj.

Ama këtë herë duket se kritikat për peshën kanë arritur kulmin, dhe biznesi i saj Victoria's Secret është vënë në shenjestër për shkak të modeleve të dobëta.

Kështu ajo ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë dhe ka bombarduar rrjetin me disa fotografi ku ka pozuar duke treguar linjat e holla si për ti thënë botës se nuk i intereson fare se cfare mendon. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2018, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori