Biznesi, BSH: Rënie në të tre sektorët (FOTO LAJM)

BIZNESI: Gjendja aktuale e biznesit është vlerësuar më keq se në tremujorin e kaluar, sipas opinioneve të mbledhura përgjatë vrojtimit. Balanca e kësaj pyetjeje regjistroi rënie me 3.6 pikë përqindje. Kuadri ligjor dhe institucional dhe marrëdhëniet me bankat renditen ndër faktorët kryesorë, të cilët kanë ndikuar negativisht ecurinë normale të bizneseve të sektorit të industrisë. Bizneset në sektorin e industrisë kanë vlerësuar në rënie kërkesën e brendshme dhe atë për eksporte. Mungesa e kërkesës u pasqyrua në rritjen e inventarëve në tremujorin e dytë të vitit 2013. Gjendja financiare e bizneseve është raportuar e përkeqësuar në tremujorin e dytë dhe balanca përkatëse ra me 9.4 pikë përqindje. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra me 0.7 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e kaluar dhe qëndron rreth 0.5 pikë përqindje poshtë mesatares historike.
reguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u përkeqësua në tremujorin e dytë të vitit, duke rënë me rreth 17.6 pikë % nën mesataren afatgjatë. Në vrojtimin e fundit mbi Besimin e Biznesit dhe Konsumatorit të realizuar nga Banka e Shqipërisë, ky tregues i matur te bizneset e sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, treguesi shënoi nivelin 82.4 në tremujorin e dytë të vitit 2013, në rënie me rreth 6.2 pikë %.

"Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike në këtë periudhë u ndikua kryesisht nga rënia e besimitsektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rënia e besimitsektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit", shkruhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2013, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori