Pse u zgjodh Tirana për zhvillimin e Samitit? Michel: Ishte vendi i duhur, e ardhmja jonë është e përbashkët

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Michel i është përgjigjur gazetares pse kanë zgjedhur Tiranën për të zhvilluar Samitin.

Ai theksoi se ishte vendi i duhur dhe se ky nuk është vetëm një Samit i thjeshtë por ka një synim të japë një mesazh.

Charles Michel: Sepse përpara disa javësh u propozua që të bëhej këtu deri në fund të vitit. Ishte vendi i duhur dhe ju falënderoj ju pasi ne kaq pak kohë ju organizuat diçka kaq të madhe. Kjo ishte e mirë për Shqipërinë. Kështu ne i çojmë Ballkanit Perëndimor mesazhin e duhur dhe me ketë ne tregojmë se ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët/albeu.com

 


Shtuar 6.12.2022 16:38