Diplomati rus hedh poshtë zërat: Nuk do të ketë takim Putin-Zelensky

Rusia ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje të paqes me Ukrainën, për t’i dhënë fund luftës, raporton The Guardian.

Ka qenë një diplomat i lartë rus, i cili ka bërë të ditur se përjashtohet mundësia për një zgjidhje diplomatike dhe se sipas tij Moska pret një konflikt të zgjatur.

Bëhet fjalë për Genadi Gatilov, përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OKB, që theksoi se nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta midis Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky.