Bionde apo brune? Kjo është nuanca më trendy e flokëve për vjeshtën (FOTO LAJM)
Me përfundimin e sezonit të plazhit dhe me rënien e temperaturave, shumë vajza e ndjejnë të nevojshëm ndryshimin e pamjes dhe kur flasim për ndryshim pamjeje sigurisht që e kemi fjalën për lyerjen e
flokëve. Nëse po kërkoni të ndryshoni ngjyrën këtë vjeshtë, provoni të shtoni tone të
hirta dhe të ftohta në
flokët tuaj.
Sipas parukieres së vajzave të famshme (Bella Hadid, Emily Ratajkowski), Jenna Perry, tonet e
hirta në
kafe janë
ngjyra perfekte e këtij sezoni dhe funksionon më mirë te njerëzit me
ngjyra të ftohta ose neutrale të lëkurës.
Flokët ngjyrë të
hirta në
kafe mund të krijohen përmes disa highlights delikate ose me një balayage nëse jeni duke kërkuar një transformim total. Kjo është gjithashtu mënyra perfekte për të provuar trendin e
flokëve të argjendtë pa u penduar ose shkatërruar
flokët që kanë ngjyrë natyrale të errët.
Shtuar më 16/10/2020,
ora 14:27