Mbledhja e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Mal i Zi, nënshkruhen 11 marrëveshje

Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nisur ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç firmosën Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Mali i zi drejt Shqipërisë duke kaluar nga Ulqini drejt Velipojës, nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi zhvilloi  sot mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare.

Mbledhja u  zhvillua në Podgoricë, ndërsa  e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018.

Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë zgjati  më shumë se dy orë dhe fokusua  te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet.

./albeu.com/ 


Shtuar 27.02.2023 13:30